Home Slider KOSOVA MUND TË JETË NË NJËRIN NGA KËTO DY GRUPE

Përfaqësuesja e Kosovës ende ka shpresa që të luaj në kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Rusi 2018’.
Nga nëntë grupe sa ka zona e Evropës, shtatë prej tyre janë me nga gjashtë skuadra ndërsa dy të fundit janë me nga pesë.

Në njërin nga dy grupet H dhe I, mund të vendoset vitin e ardhshëm edhe Përfaqësuesja e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Në muajin mars të vitit të ardhshëm pritet pranimi i Kosovës me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA, dhe atëherë përfaqësuesja jonë mund të marrë pjesë në eliminatoret e kampionatit botëror ‘Rusi 2018’.

Të dyja grupet me nga pesë skuadra janë shumë të forta, dhe Kosova nëse bije në Grupin H, atëherë mund të luaj ndaj Belgjikës, Bosnjës, Greqisë, Estonis dhe Qipros.

Ndërkohë nëse shorti do të jetë që Kosova të marrë pjesë në Grupin e fundit atë I, atëherë do të përballemi me Kroacinë, Islandën, Ukrainën, Turqinë dhe Finlandën.

KULTURË

0 2780

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...