Home Lajme KOSOVË KOSOVA RREZIKON TË HUMBË 12 MIJË HEKTARË TOKË

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të komunitetit ku është duke u definuar vija kufitare më Malin e Zi.

Pas takimit në një konferencë të përbashkët me këtë delegacion, Veseli ka lëvduar marrëdhëniet, sipas tij, të shkëlqyera që Kosova ka me Malin e Zi.

Ndërkohë që Ali Lajçi, nga ky grup ka thënë se me vijat që janë proklamuar nga Republika e Malit të Zi, Kosovës i rrezikohen 12 mijë hektarë tokë.

“Ne i kemi bërë masat në sipërfaqe, por edhe nëpërmes koordinatave e lartësive dhe hapësirës dhe ka dal të jenë 12 mijë hektarë, në pjesën e Rugovës janë 7 mijë hektarë kurse në pjesën e Podgurit Istogut e Rozhajës i kemi më shumë se 5 mijë hektarë”, ka thënë Lajçi.

Në fund të konferencës, Veseli ka thënë se ky takim i shërben një komunikimi, transparence dhe një qëllimi të përbashkët, siç ka thënë ai, “për t’u marr vesh me një fqinjë, me të cilin kemi mjaft raporte pozitive”.

 

KULTURË

0 2774

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...