Home Lajme KOSOVË KOSOVA SHKON DREJT ZGJEDHJEVE TË PARAKOHSHME

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi, pritet ta shpërbëjë Parlamentin e Kosovës dhe të shpall zgjedhjet e parakohshme pasi të dështoj votimi i Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi, thojnë burimet e paemëruara të lajmit.

PDK-ja bashkë me opozitën pritet të japin përkrahje këtij vendimi.

Sipas po të njëjtit burim, lideri i PDK-së, Kadri Veseli veq ka dhënë urdhër për përgaditjen e listës së deputetëvë si dhe për ofertën politike që do t’i bëhet elektoratit gjatë fushatës zgjedhore.

Sa i përket përgatitjes së fushatës zgjedhore, kjo detyrë i është besuar Enver Hoxhaj, i cili duhet të dalë me një moto të fushatës zgjedhore gjatë së cilës pritet të bëhet një fushatë e madhe kundër opozitës si “Blloku Anti-evropian”, ndërsa LDK-ja do të paraqitet si “Parti jo e aftë” për të menaxhuar shtetin.

Angazhimi i dobët i Qeverisë dhe i Parlamentit, dështimi i formimit të ushtrisë së Kosovës, mosrealizimi i pagave për ish-luftëtarët e UÇK-së si dhe së fundmi dështimi i liberalizimit të vizave si pasojë e dështimit të votimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi në Parlamentin e Kosovës, do të jenë në mesin e argumenteve të PDK-së që LDK nuk është e aftë për të menaxhuar me shtetin.

Sipas këtij burimi, zgjedhjet e parakohshme pritet të mbahen në muajin nëntor të këtij viti.

KULTURË

0 2705

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...