Home Lajme KOSOVË Kosovarët fillojnë ta shesin votën në “Merr-jep”, dy e pësojnë keq nga...

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar pasi që të njëjtit kanë shpallur në “Merr-jep” dhe në “Facebook”, se votën e kanë në shitje, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë, njëri rast ka ndodhur në Skenderaj dhe tjetri në Obiliq.

Njoftimi i policisë:

Skenderaj 12.02.2021-17:40. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është shoqëruar në polici pasi që i njëjti në rrjetet sociale facebook- merr jep, ka publikuar shpalljen (shes votën). I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Obiliq 12.02.2021-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale facebook në platformën (merr jep) ka postuar një shkrim me përmbajtjen -shes vota. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.