Home Lajme KOSOVË Kosovës i ikën rreth 30 mijë qytetarë gjatë vitit 2018

Kosovës i ikën rreth 30 mijë qytetarë gjatë vitit 2018

Kosova po boshatiset nga viti në vit. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, vetëm gjatë vitit 2018, nga Kosova janë larguar rreth 30 mijë persona. Arsyet kryesore që i kanë shtyrë ata ta marrin rrugën jashtë vendit po del të jenë bashkimi familjar, gjetja e një vendi pune dhe studimet

Gazeta Express

Numri i kosovarëve që po e braktisin Kosovën nuk ka shënuar rënie. Madje, krahasuar me vitin 2017 pothuajse është trefishuar.

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të përmbledhura në raportin “Vlerësimi i popullsisë 2018”, rreth 30 mijë persona e kanë braktisur vendin gjatë vitit 2018.

“Numri i emigrantëve kosovarë gjatë vitit 2018 është vlerësuar të jetë gjithsej 28,164 banorë përfshirë emigrantët legalë dhe ata ilegalë”, thotë raporti i ASK’së.

Në raport theksohet se pjesa më e madhe e atyre që u larguan nga Kosova për vitin 2018, ishin emigrantë legalë, derisa arsyet kryesore të largimit ishin bashkimi familjar dhe punësimi.

“Emigrimi legal ishte për shkak të: bashkimit familjar, martesave, gjetja e një vendi pune, shpërngulje të përhershme (kryesisht në shtete fqinje), studime afatgjata me punësim etj. Po ashtu, gjatë vitit 2018 një numër emigruan duke kërkuar azil (aplikuesit për herë të parë) në vendet e BE-së përfshirë vendet e Asociacionit të Tregtisë së Lirë të Evropës (EFTA)-ës”, thuhet në raport.

Sipas ASK’së, përveç vendeve të BE-së dhe EFTA-së një numër i kosovarëve kanë emigruar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Turqi.

KULTURË

0 2922

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...