Home Lajme KOSOVË KQZ: Fushata fillon nga 3 shkurti dhe zgjat deri më datën 12...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një mbledhje të mbajtur sot ka njoftuar se certifikimi i partive politike do të nis nga nesër dhe do të zgjasë deri më 21 janar.”Aplikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve fillon më 8 janar dhe përfundon më 16 janar 2021. Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotim do të mbahet më 1 shkurt 2021. Fushata Zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët fillon më 3 shkurt dhe përfundon më 12 shkurt 2021″, është thënë në mbledhje të KQZ-së.Periudha e votimit me postë fillon më 2 shkurt dhe përfundon 24 orë para zgjedhjeve.Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se janë të obliguar nga dita e sotme të fillojnë përgatitjet për organizimin e këtyre zgjedhjeve.“Shpresojmë që pas këtyre zgjedhjeve do të kemi reformë zgjedhore dhe do të adresohen të gjitha çështjet. Ky është plani operacional dhe këto afate do të jenë të qasshme në faqen e KQZ-së posa të aprovohen në këtë mbledhje”, ka thënë ajo. “Jemi të obliguar nga dita e sotme të fillojmë përgatitjet për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Shpresojmë që pas këtyre zgjedhjeve do të kemi reforma zgjedhore dhe do të adresohen të gjitha çështjet. Ky është plani operacional dhe këto afate do të jenë të qasshme në faqen e KQZ-së, posa të aprovohen në këtë mbledhje”.