Home Lajme KOSOVË KQZ vendos për rinumërimin e 494 të vendvotimeve

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është vendosur që të rinumërohen 494 vendvotimeve. Kjo do të bëhet kryesisht për shkak të problemeve të auditimit.

Vendvotimet të cilat do të rinumërohen, janë ndarë në katër kategori nga KQZ-ja për arsye të mospërputhjeve të formularëve të rezultateve.

Sipas KQZ-së arsyet e rinumërimit kanë të bëjnë me: bartje të gabuar të votave në formularin e subjekteve politike (35 vendvotime); bartje të gabuar të votave në formularin e kandidatëve (6 vendvotime); kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik (370 vendvotime); dhe subjekti ka vota ndërsa kandidatët jo dhe anasjelltas (83 vendvotime).