Home Lajme KOSOVË Kryeministri Albin Kurti voton në zgjedhjet e përgjitshme në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili ka pasaportën shqiptare, ka votuar në zgjedhjet e përgjithshme që janë duke u zhvilluar në Shqipëri.

Pas votimit, ai ka bërë një prononcim të shkurtër para gazetarëve, ku i ka ftuar të gjithë qytetarët e Shqipërisë që të dalin dhe të votojnë.

“Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot ta respektojnë atdheun duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave që secili i ka”.

“Dita është e bukur me diell, kështu do të jetë deri në mbrëmje”.

“Uroj mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njëri që sikur unë e ka pasaportën e Shqipërisë”.