Home Lajme KRYEMINISTRI I MAQEDONISË MBAJTI FJALIM NË SAMITIN E OKB-SË PËR ZHVILLIM TË...

Kryeministri Gruevski ka përshëndetur dhe përkrahur agjendën univerzale për zbutje të varfërisë dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve, të zbërthyer në dokumentin “Transformimi i botës sonë: Agjenda për zhvillim të qëndrueshëm 2030”

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski, mbajti fjalim në samitin e Kombeve të Bashkuara në New York, për zhvillim të qëndrueshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Në komunikatën e lëshuar nga zyra për informim të qeverisë, thuhet se kryeministri Gruevski ka përshëndetur dhe përkrahur agjendën universale për zbutje të varfërisë dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve, të zbërthyer në dokumentin “Transformimi i botës sonë: Agjenda për zhvillim të qëndrueshëm 2030”.

Ai ka thënë se qëllimet e këtij zhvillimi duhet të arrihen duke i bashkuar forcat në formë partneriteti, në nivel global, rajonal, nacional dhe lokal.

Kryeministri Nikolla Gruevski tha se Republika e Maqedonisë kontribuon në mënyrë aktive për realizimin e qëllimeve të përbashkëta dhe se, pas konferencës së mbajtur në Rio de Zheneiro principet për zhvillim të qëndrueshëm janë duke u përfshirë në politikat nacionale, ndërsa ka shtuar se vendi po merr pjesë në mënyrë aktive për realizimin e zhvillimit të qëndrueshëm:

Për rastet më të ndjeshme sociale kemi rritur transferet sociale për 59 përqind, është miratuar rritja e kompensimit financiar për kategoritë e ndjeshme, sidomos për fëmijët pa prind, ndërsa punëdhënësit i liruam nga tatimi i pagës për punësimet në periudhë pesë vjeçare ose më shumë. Nëpërmjet investimeve të huaja dhe përkrahjes për sektorin privat, papunësia në vend është ulur me11 përqind” ka thënë mes tjerash kryeministri Gruevski në fjalimin e tij në samitin e Kombeve të Bashkuara për zhvillim të qëndrueshëm.