Home Lajme Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të mërkurën do të jetë në Stamboll

Kryeministri Rama do të udhëtojë për në Stamboll me ftesë të drejtuesve të platformës “Sofra e Ideve” e cila drejtohet prej një viti e gjysmë nga Ahmet Arslan.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nesër do të zhvillojë një vizitë në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Rama do të udhëtojë për në Stamboll me ftesë të drejtuesve të platformës “Sofra e Ideve” e cila drejtohet prej një viti e gjysmë nga Ahmet Arslan.

Platforma “Sofra e Ideve” e cila do të ketë si të ftuar nderi Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama që nga fillimet e saj njihet për takimet dhe ftesat ndaj shumë intelektualëve dhe drejtueseve shtetërorë turq. Vlen të përmenden takimet me shumë Ministra të Turqisë si dhe Guvernatorin e Bankës Qendrore të Turqisë.

Platforma deklaron se është larg ndonjë mendimi apo afrimiteti politik dhe si synim kryesorë ka rritjen dhe zhvillimin e Turqisë.

Ndërkohë nuk ka konfirmim nëse gjatë vizitës së tij në Stamboll, Kryeministri Rama do të ketë ndonjë takim të nivelit të lartë në këtë shtet.