Home Lajme KOSOVË Kryeministri Kurti priti në takim të artët e Kosovës në xhudo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të martë ka pritur në kabinetin e tij xhudistët kosovarë, të cilët u kthyen me suksese të mëdha nga Kampionati Evropian i xhudos që u mbajt në Lisbonë të Portugalisë.Së bashku me xhudisten Distria Krasniqi e cila fitoi medaljen e artë në këtë kampionat, xhudistin Akil Gjakova i cili po ashtu fitoi medaljen e artë dhe Nora Gjakova medaljen e bronztë ishin edhe trajneri i tyre, Driton Kuka dhe kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka.Kurti uroi xhudistët për performancat e tyre në kampionatin evropian që u zhvillua në Lisbonë të Portugalisë dhe ka falënderuar kryetarin e Federatës së xhudos dhe trajnerin Driton Kuka për punën dhe kontributin e tyre për konsolidimin e imazhit shtetëror në arenën ndërkombëtare.

“Është kënaqësi shumë e madhe të shoh Kosovën të renditet e para në mesin e 45 shteteve të Evropës”, tha kryeministri Kurti. Me urim të veçantë iu drejtua, ndërkaq, xhudistit Akil Gjakova, i cili për herë të parë u shpall kampion i Evropës dhe solli medaljen e parë ndërkombëtare në kategorinë e meshkujve”, thuhet në njoftim.

www.rtvbesa.com
www.instagram.com/tvbesa