Home Lajme KOSOVË Kryeministri Kurti sot për vizitë në Prizren

Sot, më 26 prill (e hënë), kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, do të vizitojnë Parkun e Inovacionit dhe të Trajnimeve në Prizren, ku do të marrin pjesë në ceremoninë mikpritëse të bizneseve të para të këtij parku.

Aktiviteti do të mbahet në ora 15:30, ndërkaq mediat duhet të jenë të pranishme në ITP deri në ora 15:00, thuhet në njoftim.