Home Lajme KOSOVË KRYEMINISTRIT I KEQPËRDORET LLOGARIA NË FACBOOK, I THYHET PASSWORDI

Krahas problemeve që po ka me Opozitën, Kryeministri Isa Mustafa telashe të mëdha po ka edhe me rrjetin social, Facebook.

Ai mbrëmë ka postuar një akuzë të rëndë në drejtim të Ramush Haradinajt. Por, më vonë e fshiu.

Ndërsa, nga Kabineti i Kryeministrit kanë treguar se faqes së Isa Mustafës në Facebook i është thyer passëordi.
Ndërkohë, Sokol Havolli, shef i Kabinetit të Kryeministrit Isa Mustafa, në një postim të tij ka thënë se: “Sot gjatë gjithë ditës është sulmuar faqja e kryeministrit Isa Mustafa edhe nga hackerë edhe nga llogari të falsifikuara”.

Dy postime i është dashur t‘i fshijë kryeministri Isa Mustafa nga profili i tij në Facebook. Sipas tij, në të dyja kjo është bërë për shkak se llogaria e tij është keqpërdorur.

KULTURË

0 2788

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...