Home Lajme BOTË Kryesia e Këshillit Revolucionar e Egjiptit bën thirrje për mosbindje civile

Me rastin e shënimit të përvjetorit të gjashtë të revolucionit të 25 janarit në Egjipt, kryesia e Këshillit Revolucionar u bëri thirrje qytetarëve të Egjiptit të shpallin mosbindje civile në mënyrë që të ushtrojnë presion mbi regjimin ushtarak të vendit.

Bëhet fjalë për Këshillin e themeluar nga opozitarët egjiptian në diasporë, të cilët mbrëmë në Stamboll mbajtën një konferencë për shtyp ku morën pjesë ish-deputetë dhe politikanët e Egjiptit.

Në komunikatën përfundimtare të Këshillit i bëhet thirrje popullit të Egjiptit tu bashkohet grupeve, të cilat protestojnë qetë nëpër rrugët dhe sheshet e qytetit kundër grusht shtetit ushtarak.

Kryetari i Këshillit, Meha Azzam në prononcimin e  tij për gazetarin e agjencisë së lajmeve Anadolli (AA) deklaroi se çdo lloj marrëveshjeje politike me regjimin ushtarak do ta legjitimojë diktaturën, për të shtuar se një revolucion i ri është e vetmja mënyrë për të luftuar “regjimin puçist”.

“Mosbindja civile është një formë e revolucionit dhe ka qenë një pjesë e rëndësishme e revolucionit të 25 janarit. Kjo është e vetmja mënyrë efektive kur kemi parasysh superioritetin ushtarak mbi udhëheqjen politike të vendit”, tha Azzam.

KULTURË

0 2514

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...