Home Lajme KRYETARI HASKUKA INSPEKTON FINALIZIMIN E PUNIMEVE NË RENOVIMIN E SHKOLLËS NË MUSHNIKOVË

KRYETARI HASKUKA INSPEKTON FINALIZIMIN E PUNIMEVE NË RENOVIMIN E SHKOLLËS NË MUSHNIKOVË

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka me bashkëpunëtorë, të martën ka inspektuar punimet në renovimin dhe zgjerimin e objektit të shkollës “ Mushnikova” në Mushnikovë. Punimet në renovimin dhe zgjerimin e godinës shkollore në Mushnikovë, janë inspektuar këtë të martë nga kryetari i komunës, Mytaher Haskuka,i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij qeverisës, të cilat janë vlerësuar të suksesshme dhe i shërbejnë përmirësimit të kushteve për proces të mirëfilltë edukativo-arsimor në këtë shkollë, theksoi kryetari Haskuka, i cili tha se nga kjo shkollë do të fillojë edhe aplikimi i sistemit të ngrohjes me pelet. Drejtori i shkollës, Sedat Bajrami, i vlerësoi të rëndësishme punimet në këtë institucion shkollor, me ç’rast komuna ka ndarë 107 mijë euro për të përmirësuar kushtet për punë dhe komoditet për stafin dhe nxënësit. Ndryshe punimet në këtë shkollë kanë filluar të realizohen para më pak se dy muajve, ndërsa ato do të përfundojnë ditën e enjte. Ndryshe, mësimet në këtë shkollë i ndjekin 205 nxënës.