Home Lajme KOSOVË Kryetari Haskuka: Rruga Prizren-Gjakovë është përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës disa asambleistë...
Kryetari Haskuka: Rruga Prizren-Gjakovë është përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës disa asambleistë opozitarë po dezinformojn opinjonin
Po i shoh disa asamblistë opozitarë, që e kanë marrë si detyrë “dezinformimin e opinionit publik”, në këtë rast duke e akuzuar Komunën edhe për pastrimin e rrugëve regjionale.
Për informim të drejtë, rrugët regjionale, pra edhe rruga Prizren-Gjakovë, janë përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës dhe të kompanive të kontraktuara nga qeveria.
Dezinformimi nuk ndihmon në zgjidhjen e problemeve, prandaj si përfaqësues të zgjedhur të qytetarëve, ju lus që t’i adresoni problemet, e mos të krijoni konfuzione.
Kompanitë e kontraktuara nga Komuna janë në terren, duke i pastruar rrugët, të cilat janë nën përgjegjësinë e Komunës!, ka shkruajtur Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka.