Home Lajme KOSOVË Kryetari Haskuka takohet me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka

Sot ditën e filluam me një takim me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, me të cilin diskutuam për dy projektet që do t’i realizojmë së bashku këtë vit, rregullimin e vend-pritjeve (stacioneve) të reja moderne të transportit urban dhe periferik në 9 lokacione të ndryshme, si dhe për ndërtimin e stazës “Pumptrack” për biçiklistë në komunën tonë.

Gjatë takimit, ministrin Damka kam njoftuar për punët që i kemi realizuar në Parkun e Inovacionit dhe të Trajnimeve, në Zonën e Industrisë së Lehtë, si dhe në Zonën Ekonomike. Me këtë rast kam bërë të ditur se shumë biznese në Prizren tanimë janë gati për investim në Zonën Ekonomike, ndërkaq ne si Komunë jemi në pritje të bartjes së pronës nga AKP, në mënyrë që të arrijmë ta funksionalizojmë këtë zonë dhe ta shpallim si Park të Biznesit.

Ministri Damka gjatë bashkëbisedimit shprehu mbështetjen e tij për këto projekte, si dhe theksoi se është i hapur për bashkëpunim edhe për projekte të tjera që do të realizohen në të ardhmen në komunën tonë.
Ka shkruajtur kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka në rrjetin e tij social.

Similar articles