Home Lajme Kryetari Haskuka viziton zonat e prekura nga vërshimet e fundit

Sot së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri, Faruk Dakaj, drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi dhe drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani ishim në terren për të parë nga afër zonat e prekura nga vërshimet e fundit. Fillimisht vizituam fshatin Landovicë, ku niveli i ujit është ende në rritje dhe ka shtëpi që akoma janë të rrezikuara nga përmbytjet. Po ashtu vizituam fshatin Piranë, ku dhe bashkëbiseduam me disa fermerë që kanë pësuar dëme në bagëtitë e tyre, për të vazhduar më pas në fshatin Nepregosht.Kompanitë e kontraktuara nga Komuna e Prizrenit dhe zjarrfikësit tanë, janë në bashkëpunim të vazhdueshëm me qytetarët e të gjitha zonave të prekura nga vërshimet, në mënyrë që këtë situatë ta tejkalojmë me sa më pak dëme, ka shkruajtur Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka.