Home Prizreni Online KRYETARI I KOMUNËS RAMADAN MUJA DHE PARTITË POLITIKE UROJNË PASHKËT

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka uruar Kancelarin e Ipeshkvisë së Kosovës,dhe të gjithë qytetaret e besimit katolik të komunës së Prizrenit,me rastin e Ditës së Pashkës.“Kjo festë bashkë me urimet qe bartë brenda vetës,le të na shërbejë në forcimin e dashurisë për njeri-tjetrin dhe kultivimin e tolerancës,si vlerë e demokracisë për ne dhe brezat qe do të vijnë”.“Dita e Pashkës, uroj qe të na sjellë, shëndet dhe lumturi në familjet tona.Kryetari i PDK-së në Prizren, Minir Krasniqi, ka uruar të gjithë besimtarët katolik Festën e Pashkëve.“Le të jetë kjo festë, simbol i bashkimit,solidaritetit, humanizmit, tolerancës dhe paqes!”, thuhet në urimin e Krasniqit. Dega e LDK-së dhe kryetari Haxhi Avdyli uronë ditën e Pashkëve,por këtë festë e urojnë edhe Dega e Dega e AAK-së në Prizren,”Nisma” për Kosovën dhe kryetari Zafir Berisha.Edhe Lëvizja “Vetëvendosje” urojnë Ditën e Pashkëve si dhe të gjtha subjeket tjera politike që veprojnë në Prizren.

KULTURË

0 2775

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...