Home Prizreni Online KRYETARI MUJA DHE KOLEGJIUMI DREJTORËVE MIRATUAN MBI 60 KONKLUZIONE


Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, në takimin e sotëm më drejtorët ekezekutiv të komunës së Prizrenit ka miratur mbi 60 vendime të ndryshme në shërbim të realizmit për të infrastruklturën e komunës së Prizrenit dhe fshatrave .Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha tha se me këto vendime komuna ka filluar të realizojë projektet e planifikuara për këtë vit. U shpallën tenderë: për hartimin e projekteve të ndryshme për objektet shkollore sipas planifikimit të investimeve kapitale për vitin 2017 pesë të tilla.Nga shendetësia për ndërtimin e QMF-së në fshatin Gjonaj, instalimin e klimatizimit dhe ventilimit qendror në QKMF dhe lejimin e mjeteve për mbështetje financiare për mjekim të pacientëve me kancer (27 pacientë), me nga 300 euro. Po sot Hapen tenderë për rehabilitimin e kanaleve ujitëse dhe pastrimi i kanaleve kulluese, furnizim të fermerëve për fushë të hapur, vaksinimin e qenve kundër tërbimit, furnizim me farë misri për fermerët e komunës së Prizrenit, furnizim me motokultivator dhe mjete të imta bujqësore, ngritjen e 10 stallave për lopë qumështore me participim, riparimin e rrugëve fushore në fshatrat e komunës së Prizrenit dhe ngritjen e 50 serrave, me participim. për nevojat e OJQ “Handikos” do të ndihmoehn më sheonzime udhëtimi,si dhe për “Kuzhinë Popullore” me qëllim të ushqimit, të qytetarëve në nevojë. Shpallë tenderët:Ndërtimin e infrastrukturës në Tusuz,rregullimin e rrugicave në fshatin Atmaxhë, në rrugën “Fahredin Hoti”, ndërtimin e rrugëve lokale në Korishë, ndërtimin e trotuarit dhe rrugicave në Lubeqevë, ndërtimin e infrastrukturës në fshatin Kushnin-Has, ndërtimin e kanalizimit dhe rrugicave në fshatin Zhur,në Tupec, në Hoqë e Qytetit, ndërtimin e kanalizimit në fshatin Zym, ndërtimin e rrugës “Bajram Curr-Tusuz”, ndërtimin e rrugës‘’Zojz-Smaq”, rregullimin e ujësjellësit për lagjet: “Dardani”, “Bazhdarhane”, “11 Marsi” dhe “2 Korriku”, ndërtimin e rrugës “I.Kelmendi” dhe “Rugova”..

KULTURË

0 2900

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...