Home Lajme KOSOVË Kryetari tifozëve “Dardanët: Për flamurin jam i gatshëm ta jap edhe jetën

Kryetari tifozëve “Dardanët” Lul Berisha, ka treguar për incidentin që ai kishte pasur para ndeshjes Spanjë – Kosovë me pjesëtarët e sigurimit të stadiumit, të cilët i kishin kërkuar atij ta hiqte flamurin e Kosovës.

Berisha në Sportin Special tha se ai nuk kishte pranuar në asnjë formë ta bënte këtë gjë.

“Ne e vendosim flamurin e Kosovës në stadium. Para fillimit të ndeshjes erdhën disa zyrtarë të sigurimit dhe kërkuan që ne ta heqim atë. Unë nuk pranova dhe aty patëm një diskutim verbal. Unë nuk pranova assesi që të hiqet dhe me ndihmën edhe të shokëve të cilët ndërhynë aty”.

“Ne vendosëm që të mos e heqim flamurin nga stadiumi sepse po të hiqej flamuri edhe ne do të duhej të dilnim. Ne nuk pranuam assesi. Ata u thirrën me një arsye që kinse është politike. Ata nuk donin që të dëgjonin. Ata nuk donin të dëgjonin dhe ne vendosëm që mos ta heqim dhe nuk e hoqëm”.

Ai theksoi se gjatë qëndrimit në Spanjë nuk ka pasur as edhe një provokim përveç atij në stadiumin “Estadio La Cartuja”.

“Asnjë provokim më i vogli. Qyteti ka qenë shumë i qetë dhe shumë mikpritës, sepse ne kemi dalë dhe kemi vizituar disa vende dhe asnjëherë nuk kemi hasur në ndonjë provokim. I vetmi provokim ka qenë në stadium”.

“Është disi banale kërkesa që të hiqet flamuri i shtetit tim sepse nuk përkonte me atë se çka flisnin ata. Në asnjë formë nuk do të pranoja që flamuri të hiqej edhe po të ishte politike. Ne jemi sportistë dhe jo politikan. Ne e përkrahim sportin”.

Kryetar

Unë jam lider. Dhe unë kam pranuar që të ballafaqohem edhe me ndonjë arrestim. Unë për flamurin jam i gatshëm ta jap edhe jetën e lëre më diçka tjetër