Home Lajme KOSOVË Kurti emëron Sejnur Veshallin nga Prizreni si zëvendësministër të Kulturës

Sejnur Veshall është emëruar sot në detyrën e zëvendësministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit,

Kështu ka bërë të ditur vetë Veshalli në Facebook.

“Kam nderin të ju njoftoj se kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, sot më emëroi në detyrën e zëvendësministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Kultura për romët ka qenë një segment jetik, me anë të së cilës është reflektuar më së miri identiteti dhe historia e komunitetit tim. Andaj, jam i lumtur që do t’u shërbej qytetarëve të Republikës në këtë sferë shumë të rëndësishme dhe do të punoj mbi zhvillimin e këtyre sektorëve gjatë mandatit tim si zëvendësministër”, ka bërë të ditur Veshalli.

Ai po ashtu tha se emërimi i tij në këtë pozitë ka ardhur si vendim i deputetit të komunitetit rom, Erxhan Galushi.

“Emërimi im në këtë pozitë erdhi si vendim i deputetit të komunitetit rom, z. Erxhan Galushi, i cili për herë të parë në historinë e politikës rome përfshin në pozitë të lartë vendimmarrëse individë jopartiakë me prapavijë nga shoqëria civile”, ka shkruar Veshalli në Facebook.

www.rtvbesa.com
www.instagram.com/tvbesa