Home Lajme KOSOVË Kurti nga Teqja e Madhe në Gjakovë: Prioritet i qeverisë do të...

Kryeministri në ardhje, Albin Kurti, së bashku me kandidatët për deputetë nga Gjakova, Mimoza Kusari-Lila dhe Agon Batusha, vizituan dje Teqen e Madhe Ballkanike të Gjakovës, ku u mirëpritën nga sheh Musa Shehu dhe Sheh Gurfan Shehu.

Siç thekson komunikata e lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Teqja e Madhe Ballkanike në Gjakovë, e cila së bashku me Xhaminë e Hadumit ka vënë themelet e ndërtimit të qytetit të Gjakovës, nuk ka qëndruar e heshtur ndaj zhvillimeve të rëndësishme në vend dhe përherë ka dhënë kontributin e saj për të mirën e shoqërisë dhe kombit tonë shqiptarë. Në takimin e djeshëm, me shehlerët Musa e Gurfan Shehu, bashkëbiseduam për domosdoshmërinë e ndryshimeve socio-politike në vend dhe për nevojën që t’i kundërvihemi migrimit të lartë, sidomos të të rinjve që janë dija dhe forca aktive për zhvillimin e vendit.

“Kryeministri i ardhshëm, Ablin Kurti, theksoi se prioritet i qeverisjes së re do të jetë kthimi i trurit brenda vendit, duke ndjekur modelet e suksesshme që kanë aplikuar shtetet e tjera me një të kaluar të ngjashme si kjo jona”, thekson komunikata nga ky aktivitet i Kurtit.