Home Lajme KOSOVË Kurti: Pres ftesën nga Glauk Konjufca për formimin e qeverisë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një prononcim për media tha se pret ftesë nga Glauk Konjufca për formimin e qeverisë së re.
‘Tash e kemi Glauk Konjufcën kryetar të kuvendit dhe u.d i presidentit të Kosovës, dhe pres prej tij të më sjell ftesën për formimin e qeverisë si mandatar i ardhshëm e pastaj do të ndjekim të gjitha hapat kushtetues dhe ligjor”, tha Kurti.
Kuvendi i Kosovës po mban seancën konstituive të legjislaturës së tetë.

Glauk Konjufca u zgjodh kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar mbi 50 për qind të votave, duke siguruar 58 ulëse në Kuvend.
Partia Demokratike e Kosovës do t’i ketë 19 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 15, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tetë.
Pas konstituimit të Kuvendit, i hapet rruga formimit të Qeverisë së re.