Home Lajme KOSOVË Kurti thirrje mërgatës shqiptare të Maqedonisë së Veriut për regjistrim të popullsisë...

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, iu ka bërë thirrje mërgatës shqiptare në Maqedoninë e Veriut për regjistrim të popullsisë.

Sipas tij për herë të parë mërgata shqiptare e Maqedonisë së Veriut, procesin e regjistrimit ta realizojë nga vendi ku jeton, njofton Rtv Besa.

Sipas tij ky regjistrim është tejet i nevojshëm.

”Çdo individ është i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm. Çdo individ duhet të regjistrohet. Në këto afate përcaktohet pesha e shqiptarëve në shtetin e Maqedonisë së Veriut. Le ta nxisim në çdo familje regjistrimin”, thotë ai mes tjerash.