Home Lajme Kuvendari Gashi:Kufizimet po i shtyejnë bizneset drejt falimentimit e po krijojnë pasiguri...

Më shumë kontroll, më pak kufizime!

Stafi administrativ i Komunës së Prizrenit, që është në pushim të përkohshëm për shkak të pandemisë, do të ishte më mirë të angazhohet përkohësisht në terren në kontrollimin e zbatimit të masave parandaluese, si: mbajtja e distancës sociale, ajrosja, vendosja e maskave, desinfektimi, etj., se sa vazhdimi i masave kufizuese të lëvizjes dhe ndalimi i veprimtarisë së disa bizneseve.
Prandaj, më shumë kontroll e më pak kufizime, sepse kufizimet po i shtyejnë bizneset drejt falimentimit e po krijojnë pasiguri tek qytetarët!,ka shkruajtur kuvendari i Prizrenit Ilir Gashi në facebook adresën e tij.