Home Lajme Kuvendi i rrëzoi 8 dekrete, Presidenca reagon ndaj sulmeve të Spiropalit: Miratuan...

Pas rrëzimit të dekreteve në parlament, ka reaguar për herë të parë Presidenca përmes zëdhënësit Tedi Blushi, i cili i është kundërpërgjigjur akuzave të Elisa Spiropalit.

Tedi Blushi shkruan se e “çmendura E” duhet të lexojë edhe njëherë mirë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushetues të Presidentit mbi zgjedhjet si dhe të lërë mënjanë klithmat anti- presidenciale, që sipas tij kanë një funksion të vetëm, të spostojnë vëmendjen nga fakti se sot parlamenti sapo miratoi disa prej koncesioneve më të shtrenjta në botë në kundërshtim flagrant me ligjin.

Postimi i plote:

“E ftojmë të Çmendurën E. të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit Meta dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, që i provojnë të gjithë botës demokratike kapjen e shtetit nga Rilindja moniste.
Klithmat anti-presidenciale të porositura sot me urgjencë duan të spostojnë vëmendjen nga miratimi kokëfortë i PPP-ve më të shtrenjta në botë, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe interesin publik, dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë.”