Home Lajme KOSOVË KUVENDI NUK DISKUTON TË ENJTËN PËR GJYKATËN SPECIALE

As në ketë javë kuvendi i Kosovës nuk do të vendos për Gjykatën Speciale.Paralajmërimet se Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të vendoste që në rendin e ditës së seancës se rregullt do të kishte miratimin e amendamenteve kushtetuese për Gjykatën Speciale të krimeve të UÇK-së doli të jetë i pasaktë,pasi qe u tha qe këto amandamete ende nuk kanë arritur nga qeveria.

Ndryshe kryesia ne mbledhjen e sotme përveç tjerash ka vendosur që Kuvendi të mblidhet të enjten, më 4 qershor.
Në rend të ditës për këtë seancë është përfshirë edhe interpelanca e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm Hashim Thaçi, sipas nismës së deputetëve të Vetëvendosjes.

 

KULTURË

0 2774

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...