Home Lajme KOSOVË Labinot Tahiri: Të hënën i deponojmë nga 2000 euro për Thaçin, Veselin,...

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Jahiri ka njoftuar se të hënën do t’i deponojnë ngta 2 mijë euro për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin, Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka thënë se si nuk e di nëse ata do të dalin të pafajshëm apo do të dënohen, por se duhet të kontribohet për vlerat e luftës.

“Atje, nuk i ka qu shqiptari, por SERBIA ME SHKINII…!”, ka shkruar Tahiri.

Ky është postimi i tij i plotë:

NGA 2000€ për fondet e çlirimtarëve!

Vazhdojmë…!

Tê dashur qytetarê, zgjedhjet janê kryer dhe tani duhet ti kthehemi realitetit që ka të beje me njerëzit që kontribuan me rininë e tyre për Kosovën e ÇLIRUAR.

Se a dalin të pa fajshëm për luften e Kosovës, duhet te dalin, por a denohen apo jo nuk e di , neve na duhet të kontribojmë për vlerat e LUFTËS.

Ne ditën e hëne, do ti deponojmë në fondin e tyre nga 2000€

Pra pêr komandanin e luftës, z. Hashim Thaqin me shokët:

Jakup Krasniqi

Rexhep Selimi

Kadri Veseli

Nasim Haradinaj

Dhe z. Gucatin

Atje, nuk i ka qu shqiptari, por SERBIA ME SHKINII…!

Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë.