Home Lajme KOSOVË LAICITETI KOSOVAR NË RREZIK

Shenjtërimi i Nënës Terezë në Vatikan u bë shkak që mësimdhënësve në shkollat fillore t’u ndërrohej planprogrami mësimor. Kështu, sot mësimdhënës të të gjitha drejtimeve u detyruan që t’u spjegojnë nxënësve për figurën e Nënës Terezë, e cila që nga dje u bë e shenjtë për besimtarët e katolikë.

Duke u bazuar në nenin 8 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili thekson se Kosova është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare, figura të ndryshme publike, kanë pasur reagime të shumta lidhur më mbajtjen e orës mësimore kushtuar shenjtërimit të Nënës Terezë.

Gazetari dhe publicisti Salih Kabashi, u drejtohet mësimdhënësve të Kosovës me kërkesën për bojkotim të rekomandimeve, sipas tij, joligjore.

“Mësimdhënës të Kosovës! Veproni vetëm sipas orarit e plan-programit. Refuzoni e bojkotoni të gjitha rekomandimet joligjore të autoriteteve servile e injorante politike-pushtetore. Kosova me Kushtetutë nuk është Republikë religjioze dhe nuk është pronë e kllapazanëve të tipit Enver Hoxha. Shenjtorët le të qëndrojnë brenda objektesh fetare dhe të qetë e të nderuar në shejtninë e tyre”, shkruan Kabashi.

Ndërkaq juristi Armend Shkoza, është shprehur se Ministria e Arsimit ka pasur qasje diskriminuese dhe se ka cenuar shtetin laik duke u bazuar në rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
“Nesër, si prind dhe si bartës i të drejtave dhe detyrimeve nga Konventa për të Drejtat e Fëmijëve si kategori kushtetuese bazuar në rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, në shenjë proteste për cenimin e shtetit laik dhe qasjes diskriminuese të Ministrisë së Arsimit, do të bojkotojmë indoktrinimin institucional me tipare fashiste!”, shprehet Shkoza.

Pëkundër kësaj, Ministri i Arsimit Arsim Bajrami, tha se mbajtja e ligjëratave në orën e parë të mësimit për shenjtërimin e Nënës Terezë nuk e cenon laicitetin e shkollave pasi ajo tashmë është një nënë e njohur botërisht dhe jo vetëm në Kosovë flasin e shkruajnë për të./gazetaere.com/

KULTURË

0 2729

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...