Home Lajme KOSOVË Lajm i keq nga Brukseli, BE-ja dhe Gjermania konfirmojnë se vizat për...

Shpresat se do të liberalizohen vizat gjatë pjesës së dytë të këtij viti ishin shtuar jashtëzakonisht shumë, meqë me presidencën e Bashkimit Evropian është duke udhëhequr Gjermania e kancelares Angela Merkel.Megjithatë, një gjë e tillë vështirë se do të ndodhë, pavarësisht përkrahjes së fortë gjermane. Të paktën në takimin e Këshillit Evropian që do të mbahet gjatë 15-16 tetorit kjo temë s’është fare në agjendë të diskutimeve.Një gjë të tillë e ka konfirmuar ekskluzivisht për Gazetën Express një zëdhënës i Qeverisë Gjermane.“Siç ju keni përmendur, është presidenti i Këshillit Evropian ai që vendos agjendën në konsultim me liderët e BE-së. Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është në agjendën e takimit të tetorit”, ka thënë ky zëdhënës.Ndërkohë, i pyetur nëse Merkel ka përkrahjen e Macronit për të shtyrë përpara liberalizimin meqë ditë më parë ishin takuar, nga qeveria gjermane kanë thënë se duhet pyetur vetë francezët për pozicionin e tyre.“Në parim nuk komentojmë bisedat konfidenciale. Nëse keni pyetje rreth pozicionit francez për këtë çështje, ju lutemi kontaktoni autoritetet franceze”, ka përfunduar ky zëdhënës i Qeverisë Gjermane