Home Lajme KOSOVË Lajm i mirë për studentët, pritet që semestrin e dytë ta nisin...

Qeveria në detyrë e Kosovës po vazhdon ende mbledhjen e saj ku po diskutohen masat e reja në luftimin dhe parandalimin e Covidit-19.

Derisa janë paraparë masa lehtësuese për lëvizje dhe bizneset, një lehtësim dhe kërkesën e tash e disa ditëve e studentëve kosovarë është në prag të jetësimit.

Zëdhënësja e Qeverisë Antigona Baxhaku-Idrizi, ka deklaruar se Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar që studentët të kthehen nëpër katedrat e tyre dhe ta zhvillojnë procesin mësimor duke qenë fizikisht.

“Qeveria po vazhdon të zhvillojë diskutime e të cilat pritet të zgjasin edhe 3 orë. Ndërsa me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria pritet të marrë vendimin që studentët të kthehen nëpër katedrat e tyre dhe të mbajnë ligjëratat fizikisht”, tha Baxhaku Idrizi.

Ajo sqaroi se pasi të nënshkruhet vendimi, pas diskutimeve që po zhvillohen, do të përcaktohet edhe koha se kur do të hyjnë në fuqi masat e reja.