Home Lajme Laureati i “Nobelit”, përkrahës i Millosheviqit

Laureati i “Nobelit”, përkrahës i Millosheviqit

Shpallja e laureatit të sivjetmë të “Nobelit” për letërsi, shkrimtarit austriak Peter Handke, ka nxitur jo pak reagime.Kaherë ai qe rreshtuar përkrah regjimit të Slobodan Millosheviqit përderisa kishte dalë hapur kundër bombardimeve të NATO-s më 1999.Ndër të tjera, ai popullin serb e kishte përshkruar si viktimë dhe jo një herë ka vizituar enklavat serbe në Kosovë.

Më 2007, në Hoçë të Madhe kishte ndarë 50 mijë euro në ndihmë të tyre. Ndër të tjera, më 2006, ai kishte marrë pjesë në funeralin e Millosheviqit dhe kishte thënë: “Nuk e di të vërtetën. Por shoh. Dëgjoj. Ndjej. Dhe mbaj mend. Kjo është arsyeja pse jam sot këtu, afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Slobodan Millosheviqit”.