Home Lajme BOTË Lavrov: Turqia do të lehtësojë bisedimet me opozitën siriane

Duke folur pas takimit me homologun hungarez, Piter Sijartu (Peter Szijjarto) në kryeqytetin e Rusisë Moskë, Lavrov tha:

“Përfaqësuesi i Posaçëm i OKB për Sirinë, Stafan de Mistura (Staffan de Mistura) do të jetë moderatori i bisedimeve që mbahen me mbështetjen e Rusisë. Kurse Turqia do ta ndihmojë Misturën në kontaktet që ky do të ketë me opozitarët, dhe Irani do të ndihmojë në kontaktet e krijuara me përfaqësuesit e qeverisë së Damaskut”.

Shefi i diplomacisë ruse tha se bisedimet që kanë filluar në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së krizës që vazhdon për rreth 6 vite në Siri.

Ndërkaq, – vijoi Lavrov, – bisedimet e Astanës, synojnë konsolidimin e pjesëmarrjes me përfshirje të plotë të grupeve të armatosura opozitare në procesin e zgjidhjes.

Lavrovi shtoi se delegacioni i opozitës së armatosur do të jetë i përfshirë në opozitën politike në Gjenevë, gjë kjo e cila do ti bëjë negociatat midis palëve siriane më të plota dhe me perspektivë.

Nga ana tjetër, opozitarët politikë kanë bërë përpjekje për ndryshimin e përbërjes së delegacionit të opozitës së armatosur që ka shkuar në Astana, – u shpreh Lavrov, – duke theksuar se Moska nuk po përpiqet për të përjashtuar kundërshtarët politikë nga procesi i bisedimeve.

KULTURË

0 2514

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...