Home Lajme KOSOVË LDK-ja ngrin negociatat me Vetëvendosjen për koalicionin: Takohemi vetëm pasi të numërohen...

LDK-ja ngrin negociatat me Vetëvendosjen për koalicionin: Takohemi vetëm pasi të numërohen krejt votat

Lidhja Demokratike e Kosovës e Vetëvendosja si duket do të pauzojnë pak sa i përket koalicionit parazgjedhor. Kështu ka deklaruar pas mbledhjes së kryesisë zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së që zgjati dy orë, ka thënë se kanë diskutuar për koalicionin e mundshëm me VV-në, por për të do të vendoset vetëm pasi të numërohen krejt votat.

“Sot në kryesinë e LDK-së diskutuan edhe një herë faktin që kemi një rezultat mjaft të ngushtë me VV-në pra jemi 50:50, atëherë po presim certifikimin e rezultateve finale nga KQZ-ja, duke mos përjashtuar edhe 45 mijë vota nga mërgata me kusht e të personave me aftësi të kufizuara, prandaj negociatat do t’i zhvillojmë në momentin kur do të numërohen votat.

“Zhvillimi i negociatave do të bëhet në momentin kur të dalin rezultatet. Rezultatet presim që të certifikohen sa më parë. Në momentin e parë do të kemi takim për koalicion. Do të presim certifikimin e rezultateve në momentin që kemi rezultatin final, pavarësisht se kush del partia e parë ne do ta respektojmë vullnetin. Sot ne kemi diskutuar fakti që kemi një rezultat të ngushtë, nëse përpjesëtohet me dy kemi më pas se 2.500 vota dallim”, ka thënë ai.

I njëjti ka shtuar se takimi i radhës do të jetë vetëm pasi të numërohen krejt votat.

“Takimi i radhës do të jetë vetëm pas certifikimit të rezultateve”, ka thënë ai.

LDK-ja dhe VV-ja kishin paraparë që sot të angazhonin grupe punuese për të biseduar për koalicionin e mundshëm paszgjedhor.

KULTURË

0 2637

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...