Home Lajme Lëndohet rëndë këmbësorja në Prizren

Lëndohet rëndë këmbësorja në Prizren

Një aksident ka ndodhur mbrëmë në Prizren, ku një veturë ka goditur një këmbësore të cilës i ka caktuar lëndime të rënda

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në rrugën “Wesley Clark” në Prizren, ku sipas raportit të policisë, drejtuesi i automjetit ka qenë në gjendje të dehur dhe nga pakujdesia e ka goditur këmbësoren.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin e Prizrenit, ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.