Home Lajme KOSOVË Leon Duhana: VV i shfrytëzon njerëzit veç për vota

Leon Duhanaj, ish-anëtar i Këshillit të Përgjithshëm në Lëvizjen Vetëvendosje i cili së fundi dha dorëheqje nga kjo Lëvizje, thotë se VV nuk ka agjendë, dhe se nuk lejon mendimin e lirë. Thotë se Vetëvendosje i ka shfrytëzuar njerëzit vetëm në kohë zgjedhjesh, duke i harruar pastaj.

Leon Duhanaj, thotë se VV i ka shfrytëzuar njerëzit veç për vota.

“Kemi qenë pjesë e listës 110 vetë, e cila listë është quajtur më e mira në zgjedhje. 70 për qind nuk janë aktiv në Vetëvendosje, dhe nuk i kanë kontaktu më kurrë pas zgjedhjeve, që do të thotë se këta janë shfrytëzu për një moment”, tha ai në emisionin ‘Rrokum Roll’ në televizionin Rrokum.

Tha se VV nuk ka agjendë dhe nuk është brenda ashtu siç mendojnë njerëzit jashtë saj.
“Unë besoj fort se s’ka agjendë”, theksoi ai.

KULTURË

0 2770

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...