Home Prizreni Online LIGJI KUNDËR PIRJES SË DUHANIT PO ZBATOHET NË PRIZREN, SHTOHET NUMRI I...


Miratimi i Ligjit kundër duhanit sipas drejtorit të Inspektorateve në komunën e Prizrenit Bujar Hasani, tashmë është bërë me një kontrollim të shpeshtuar dhe këto janë kontroillime rutinore pohon ai për Rtv “Besa” Rezultatet vazhdojnë të jenë konkrete dhe për fat të keq gjobat janë mjaftë të larta ndërkohë që besojmë që bashkëpunimi dhe kontributi qytetar është më se i domosdoshëm, sepse kemi të bëjmë me një ligj që synim të parë dhe të vetëm ka mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga pasojat e rënda të duhan-pirjes”, tha ai. Jemi në vazhdim të zbatimit të ligjit dhe në këtë sezon nuk kemi shumë shkelje të ligjit. Por, gjatë sezonit të dimrit ku kemi kryer kontrollime të shumta, dhe fletëparaqitjet i kemi dërguar në gjykatë,. Mirëpo, duke ditur faktin se në anëm tjetër kemi edhe shumë ankesa nga pronarët e lokaleve sepse ato po frekunetojnë nga shumë duhan pirës dhe këto ligje. Ata po ankohen se po ua dëmtojnë biznesin e tyre. Por, ne jemi për të zbatuar ligjin andaj edhe i kemi shpeshtuar paksa kontrollimet ” tha ai.Çështja e zbatimit të ligjit është edhe një hap përpara në nivel vendi me një ndryshim kulturor, ku në këtë fazë jemi të kënaqur edhe pse ka shumë punë dhe sfida për t’u bërë në terren edhe për vetëdijesimin që nuk duhet konsumojnë duhan aty ku është e ndaluar me ligj”, thotë ai . Sepse gradulisht ne jemi për vetëdijësmin e vetë qytetarëve.

KULTURË

0 2794

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...