Home Lajme KOSOVË Limaj prezanton kandidatët e Nismas për deputetë nga Suhareka

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka prezantuare tre kandidatët për deputet nga komuna e Suharekës, shkruan Gazeta Express.Sipas tij këto personalitet do ta përfaqësojnë zërin e qytetarëve të kësaj komune në legjislaturën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës.“Kandidatët tanë nga Theranda, z. Kadri Balaj, znj. Jehona Rrafshi-Lumi, z. Banush Kicaj dhe znj. Lumturie Kurtishaj, janë personalitetet më të mira që do ta përfaqësojnë zërin e qytetarëve të Therandës në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës”, ka njoftuar Limaj.Postimi i plotë i Limajt:Kryetari Limaj me kandidatët për deputetë nga komuna e Therandës.Kandidatët tanë nga Theranda, z. Kadri Balaj, znj. Jehona Rrafshi-Lumi, z. Banush Kicaj dhe znj. Lumturie Kurtishaj, janë personalitetet më të mira që do ta përfaqësojnë zërin e qytetarëve të Therandës në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.Ftojmë strukturat dhe përkrahësit e Nismës Socialdemokrate në këtë qytet, që të angazhohen maksimalisht në mbështetje të kandidatëve tanë për deputetë nga kjo komunë dhe për jetësimin e qëllimit tonë të përbashkët për mbrojtjen e vlerave kombëtare.