Home Lajme KOSOVË Lipjan, arrestohet një person se tentoi të dilte nga kafiteria pa paguar

Një person është arrestuar dje në qytetin e Lipjanit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i njëjti kishte marr shërbime në një kafiteri dhe kishte tentuar të ikte pa paguar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një kafiteri me pronar kosovar kishte marrë shërbime dhe nuk kishte paguar. Gjatë intervistimit i njëjti e kishte kanosur viktimën me vdekje. Me urdhër të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.