Home Lajme KOSOVË Liqeni i Ujmanit nuk do të quhet më “Liqeni Trump”

Serbët e veriut të Kosovës tashmë janë kundër që Liqeni i Ujmanit të pagëzohet me emrin e ish presidentit amerikan, Donald Trump.Madje edhe mbishkrimi “Lake Trump” që dikush e kishte vendosur në hapësirat e Liqenit të Ujmanit, pas Marrëveshjes së Uashingtonit, është larguar, njofton Klan Kosova.Ata kanë thënë se duan që emri i gjigantit ujor të mbetet siç e quajnë ata, Gazivodë.Edhe shqiptarët e zonës pajtohen që liqenit t’i mbetet emri origjinal, Ujman e jo “Liqeni Trump” siq ishin dakord një muaj më parë.