Home Lajme Liria humb nga Malisheva, rezikohet të humb gjasat të inkuadrohet në Superligë

Kumtesë për media

Prizren, më 11.03.2021

Shkarkohet Naci Sensoy dhe shtabi teknik

Gjithashtu, shkaku i situatës së krijuar, nga pozita e drejtorit, jep dorëheqje Erxhan Dana.

Me dt.11.03.2021 Bordi i KF Liria mbajti mbledhjen të jashtëzakonshme, ku shyrtoi analizën e deritashme të fillim stinorit pranveror dhe rrjedhën e ngjarjeve pas ndeshjes së fundit.
Vëmendje kryesore ishin rezultatet e dobëta të cilat e kanë përcjell klubin edhe në pjesën pranverore.
Poashtu, theks i veçant iu kushtua sjelljeve jo sportive të trajnerit, Naci Sensoy që nga kthimi prej fazës përgatitore në Durrës, e që kulmuan me ndeshjen e luajtur me Malishevën.
Për hirë të opinionit, duam të sqarojmë që angazhimi i trajnerit Naci Sensoy është bërë me qëllimin më të mirë dhe me ambiciet për tu rikthyer në Superligë. Atij, i janë lënë duart e lira të zgjedhë shtabin teknik, sikurse edhe që ka sjellur shumicën e përforcimeve, duke i përzgjedhur vetë.
Ne, e kemi ditur që angazhimi tij dhe përforcimet kanë një kosto të madhe, por që ato janë bërë me qëllimin më të mirë, arritjen e rezultateve.
Ne, I siguruam kushte për punë në të gjitha aspektet që ai kërkoi, sidomos në ato financiare.
Mirëpo, sjelljet e tij kanë qenë në vazhdimësi të vrazhda e përqmuese ndaj klubit, veqanërishtë raportet me drejtorin.Por, që i kemi toleruar me qëllimin se synonim, kthimin në elitë.
Liria nën drejtimin e Sensoyt, në 4-tër ndeshje, nga 12-të pikë të mundshme, mori vetëm 5 pikë.
Pëpos rezultateve jo të mira, ai ka patur dhe sjellje akuzuese, të pa tolerushme ndaj Bordit.Kjo sjellje e tij e vrazhdë, ka tejkaluar çdo kufi, sidomos pas ndeshjes me Malishevën, të cilën Liria e humbi, e që fajtori kryesor ishte ai dhe shtabi teknik.Në vend se të pranonte këtë fakt, ai u sollë shumë keq me drejtues të klubit, duke mos qenë vetë kritik, por në të njëjtën kohë duke hedhur akuza, të paqena ndaj drejtuesve të klubit.
Pas analizës së thuktë dhe diskutimeve të anëtarëve të Bordit, u vendos unanimishtë që ai të shkarkohet bashkë me shtabin teknik.
Gjithashtu, Bordi miratoi edhe dorëheqjen e drejtorit, Erxhan Dana.
Kujtojmë edhe njëherë opinionin se përgjegjësia për rezultatet e dobëta është e Naci Sensoyt, tashmë ish trajnerit, ngase ai solli të gjitha përforcimet.
Ne, si Bord i qëndruam në çdo aspekt afër për krijimine kushteve sa më të mira për punë.
Por, injoranca e tij, e sjelljet e vrazhdëta dhe rezultatet e dobëta, na bënë të sjellim vendimin për shkarkim.
Opinioni shpejt do të njoftohet me shefin e ri të shatbit teknik.

Me respekt,

KF Liria
Qemal Krasniqi, kryetar