Home Sport LIRIA MUND ISTOGUN NË PEJË

Para rrethë 500 shikuesve në stadiumin e qytetit në Pejë, Liria ka mposhur 3:1 Isogun vendës.

Liria, para kësaj ndeshjeje kishe vënë synim të qartë vetes, ku në këë ndeshje kërkohej rezultati pozitiv.

Këtë gjatë tërë javës e kishte kërkuar edhe Bordi dhe në fund doli që ky mobilizim të sjell frytin e plotë. Liria, startoi dobët në këtë edicion dhe kjo fitore do të rikthejë besimin.

Florim Berbatovci (‘9), Liridon Fetahaj (’63) dhe Besart Islamaj (‘90+) kanë qenë autor të golave shumë ë bukur. Ndërsa, për vendës ka shënuar Fatlum Gashi (82).

Ndeshjen me autoritet e drejtoi Hajriz Hajdari.

‘Shpresoj të kemi thyer krizën. Ishte ndeshje shumë me rëndësi.Jam i lumtur për fitoen’, ka thënë Florim Berbatovci, pas ndeshjes.

Liria të mërkuren në javën e pestë pret Llapin në ‘Përparim Thaçi’./liriafc/