Home Lajme Liria udhëtoi në Durrës

Të enjten në mëngjes KF Liria, udhëtoi për përgaditje dy javore në Durrës.
Gjatë qëndrimit në bregdetin shqiptar, pos stërvitjeve, janë planifikuar edhe disa ndeshje miqësore.
Skuadra do të vendoset në Hotel Bonita.
‘Jemi fokusuar pos në sjelljen e përforcimeve, të kemi edhe përgatitje sa më cilësore.Objektivi ynë mbetet lufta për kthim në elitë’, ka thënë kryetari klubit, Qemal Krasniqi.
Kushtet që ofron klima detare dhe ambienti në Hotel Bonita, do të jenë shtytje për punë edhe më të madhe.