Home Lajme KOSOVË Lirohen dy serbët e ndaluar pas zhdukjes së Sead Alushit

Është pezulluar masa e arrestit ndaj dy serbëve pas zhdukjes së djaloshit 17 vjeçar shqiptar Sead Alushi në veri të Mitrovicës.

Avokati Kapllan Barut i ka deklaruar Tanjugut se masa e arrestit është pezulluar dhe se nuk është pranuar kërkesa e prokurorit për caktimin e paraburgimit.

Dy serbët kanë qenë në arrest 48 orë në bazë të vendimit të prokurorit, e që ka të bëjë me rastin e zhdukjes së djaloshit shqiptar

Ata ishin privuar nga liria të shtunën pasi që një natë më parë policia e Kosovës ishte njoftuar për zhdukjen e djaloshit e Sead Alushit.

KULTURË

0 2774

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...