Home Sport LUIS ENRIQUE: TURAN DO TË MBETET NË EKIP EDHE PSE NUK DO...

“Turan dhe Aleix Vidal duhet të përfitojnë në periudhën e ardhshme për trajnime me ekipin dhe përshtatjen e lojës në Nou Camp, dhe se nuk ka asnjë dyshim se nuk do të huazohet në asnjërën skuadër”, tha trajneri i Barcelonës.

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka thënë se nuk ka ndërmend të huazojë lojtarin turk, Arda Turan i cili është sjellë si përforcim nga Atletico Madrid, por për shkak të sanksioneve të UEFA-s kundër Barcelonës, ai nuk do të mund të luaj për ekipin deri në janar të vitit të ardhshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipi i Barcelonës aktualisht është në përgatitje në SHBA, ndërsa Enrique në konferencën për shtyp theksoi se përforcimet e reja, Turan dhe Aleix Vidal duhet të përfitojnë në periudhën e ardhshme për trajnime me ekipin dhe përshtatjen e lojës në Nou Camp, dhe se nuk ka asnjë dyshim se nuk do të huazohet në asnjërën skuadër.

“Sigurisht që është keq që nuk mund të luajnë deri në janar, por ata do të trajnohen me ne në mënyrë që të përshtaten me lojën tonë. Nga ata presim shumë në të ardhmen”, tha Enrique.

Kur u pyetën se pse ylli argjentinas Lionel Messi nuk ka ardhur në përgatitje me ekipin, Enrique tha se Messi kishte një sezon të gjatë dhe të mundimshme dhe se ai ka nevojë për një pushim më të gjatë.

Në vrazhdën e përgatitjeve në SHBA, Barcelona do të luajë disa ndeshje në një turne ndërkombëtar përgattorë. Barcelona pritet të luaj ndeshje përgatitore me skuadrat e Angeles Galaxy, Manchester United dhe Chelsea.