Home Lajme KOSOVË Lul Raka thotë se Qeveria nuk u konsultua me askënd për lirimin...

Mikrobiologu Lul Raka, ka njoftuar se për lirimin e masave nuk u konsultua Qeveria në detyrë me bordin këshilldhënës.

Ai në Facebook ka thënë se është kundër lirimit të masave në këtë kohë duke thënë se mundësohet përhapja e infeksionit në komunitet.

“Sot, në media e pashë një shkresë zyrtare të qeverisë, në të cilën kërkohet lirimi i masave kufizuese ‘në bazë të rekomandimeve të IKSHPK dhe Bordit Këshillëdhënës’. E shoh të arsyeshme të jap një sqarim se as unë, si kryesues i Bordit dhe asnjë anëtar i Bordit nuk është konsultuar për një propozim të tillë. Në kohën e shkeljes masive të masave parandaluese gjatë fushatës zgjedhore e parazgjedhore nga tërë spektri politik; shtirjes së variantit britanik të virusit, i cili është prezent në Kosovë që nga fundi i dhjetorit , çdo ’lehtësim politik i masave’ mundëson përhapjen e infeksionit në komunitet duke kërcënuar shëndetin publik e individual në Kosovë. Prandaj, unë jam kundër lirimit të masave në këtë kohë”, tha ai.

www.instagram.com/tvbesa