Home Lajme KOSOVË LVV-ja inicion ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet

Sot pritet të mblidhet seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për votimin e presidentit, të propozuar nga Grupi më i madh parlamentar, Lëvizja Vetëvendosje.
KOHA ka mësuar se Lëvizja Vetëvendosje ka iniciuar procedurat për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet, ku ia mundëson diasporës të votojë në ambasadat dhe konsullatat e shteteve ku ata jetojnë.

Inicimi për ndryshimin e kësaj procedure fillimisht bëhet në Kuvendin e Kosovës, ku më pas Projektligji i përcillet Qeverisë për opinionin e saj dhe më pas përgatiten deklarimet për ndikimin buxhetor dhe se a është në përputhje kjo me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Pas kësaj procedure, i ofrohet Kuvendit për të marrë vendim nëse duhet të kalojë ose jo Ligji.
Në anën tjetër, Qeveria ka paralajmëruar mbledhje sot në orën 16:00.