Home Lajme KOSOVË Majlinda Kelmendi e fiton medaljen e dytë të artë në Abu Dhabi

Majlinda Kelmendi e fiton medaljen e dytë të artë në Abu Dhabi

Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në grand slamin e Abu Dhabit, për herë të dytë në karrierë, pasi e mundi xhudisten italiane Odette Giuffrida në finalen e kategorisë deri 52 kilogramë të enjten.

Xhudistja kosovare e mposhti italianen pas një lufte të ashpër dhe dërrmuese në kohë shtesë, duke triumfuar me ippon në Emiratet e Bashkuara Arabe për herë të dytë në karrierë pas së artës më 2014.

Në një përsëritje të finales së Lojërave Olimpike Rio 2016, Kelmendi doli më e mirë se Giuffrida përsëri, duke e fituar medaljen e saj të shtatë grand slam në karrierë.

Si parashikohej, dueli për medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë ishte fantastike dhe zgjati rreth tetë minuta. Koha e rregullt prej katër minutave u mbyll pa fitues por me nga dy kartonë të verdhe për finalistet.
Në golden score, 28-vjeçarja nga Peja tregoi përvojën e madhe dhe qëndrueshmërinë duke e hedhur në dysheme italianen me një hedhje ippon.
Kelmendi e arriti finalen e dytë në karrierë në Abu Dhabi pa ndonjë vështirësi, duke e hedhur në dysheme çdo xhudiste që i doli përpara.

Rundin e parë, ajo e kaloi pa luftë, ndërsa në rundin e dytë e mundi Salimata Fofanan. Në rrethin e tretë e mposhti Anna Kazyulinan e Kazakistanit, para se ta shkatërronte Park Da Solin për një vend në gjysmëfinale.

E për ta siguruar finalen, kosovarja e mundi britaniken Chelsie Giles në gjysmëfinale.

Ndërkohë, sot gjatë ditës Kosova u përfaqësua edhe nga Nora Gjakova, në kategorinë deri në 57 kilogramë, por ajo u eliminua në rrethin e tretë, duke mbetur pa medalje.

KULTURË

0 2710

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...