Home Lajme KOSOVË Malishevasi u dënua për parking në vend të gabuar,arrestohet pasi i thotë...

Policia e Kosovës i ka shoqëruar në Stacionin Policor tre të dyshuar që i kishin penguar dhe kërcënuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.

Policët në rrugën “Imer Krasniqi” në Malishevë kishin hasur në disa vetura të parkuara në kundërshtim me shenjat e trafikut.

Me këtë rast pasi ishin gjobitur dy të dyshuarit i kishin thënë njërit nga policët ” Do ta shohesh ti. E dimë se ku rrin ti”.

Kështu për Klan Kosova tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Xhurkaj.

“Datë 01.04.2021 rreth orës 10:00, patrulla policore nga SP.Malishevë ishte në kryerje të detyrës në rregullim të trafikut në rr.”Imer Krasniqi”. Aty kishin hasur disa vetura të parkuara në kundështim me shenjën e trafikut dhe zyrtarët policorë kishin filluar të shqiptonin dënime mandatore. Pasi që i ishin shqiptuar tiketa nga ana e policisë dy kundervajtës, tani të dyshuar në shenjë revolte për një gjë të tille iu ishin drejtuar me fjalë kërcënuese zyrtarëve policorë dhe njëri nga ta ishte nisur në drejtim të zyrtarit policor për ta sulmuar por ishte ndalur kur polici i kishte tërhequr vërejtjën që të mos i afrohej.Ndër tjera ai i kishte thenë zyrtarit policor se do ta shohësh se kush jam unë sepse une e di se ku rri ti dhe aty do të shihemi dhe ca fjalë kanosëse tjera. Të njejtat sjellje dhe fjalë kanosëse kishte edhe kundërvajtësi tjetër. Në ato momente nga një kafiteri kishte dalë i dyshuari i tretë ku pasi kishte ndërhyrë në rast iu kishte thënë të dyshuarve të tjerë se hajdeni mos bëni zhurmë ketu se këta po i njihni e shihemi me ata kur ta kryejnë detyrën.Të njejtit janë shoqëruar në Stacionin policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me vendim të tij të tre të dyshuarit ndalohet në mbajtje për 48 orësh”.